Kundër gripit, ministria vaksinon mjekët të parët: Janë më të rrezikuarit

Ministria e Shëndetësië nisi nga Durrësi fushatën e vaksinimit kundër gripit për personelin mjeksor. Ilir Beqaj u shpreh se përzgjedhja e mjekëve dhe infermierëve erdhi pasi janë grupi më i rrezikuar pasi përballen të parët me pacientët e prekur.“Ne sot fillojmë zbatimin praktik në terren të një programi kombëtar, për sezonin e dimrit që lidhet me vitin 2014-2015 për vaksinimin e të gjithë personelit shëndetësor, sepse është shumë i ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve”, tha Beqaj.Ndërsa deputetja Klodjana Spahiu kërkoi që ministria të mendojë edhe për pjesën tjetër të popullsisë për një vaksinim falas kundër gripit.“Shpresoj që të zgjerohet skema, që edhe ata që janë jashtë skemës së vaksinimit ta përfitojnë këtë gjë.”