Ngërçi politik, PDK e Thaçit injoron ndërkombëtarët

Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së i kanë bërë thirrje PDK-së që ta ftojë sa më parë seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo kërkesat e tilla po injorohen nga partia e Hashim Thaçit.PDK po i kushtëzon liderët e partive tjera të bëjnë me të edhe marrëveshje për Qeverinë, raporton Zëri.Pas krijimit të Bllokut LVAN dhe kërkesës së tyre që të marrin postin e kryeparlamentarit dhe të kryeministrit, PDK kushtëzonte vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit me insistimin që Kryeparlamentari t’u takojë atyre si parti fituese e zgjedhjeve dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Ndërsa tash, pas tërheqjes së Bllokut nga posti i kryeparlamentarit, PDK kushtëzon vazhdimin e seancës me një marrëveshje me partitë e Bllokut në mënyrë që kjo parti të jetë edhe pjesë e Qeverisë.Ndërkohë janë shtuar zërat dhe insistimet e faktorit ndërkombëtar që të thirret seanca e Kuvendit, meqë tashmë janë krijuar kushtet për zgjedhjen e kryeparlamentarit.