Sëmundja e Diabetit, ISHP: Grup pune për identifikim të rasteve
2.7% e popullisë janë të identifikuar si diabetik, por këta janë vetëm pacientët të diagnostikuar dhe që marrin trajtimin mjekësor. Ndërsa përqindja reale e të prekurve me diabet është 8 apo 9%, gati e njëjtë me vendet e rajonit dhe të Ballkanit.Autoritet e shëndetësisë thanë se do të ngrihet një grup pune për të punuar për këtë kategori personash, në rimbursimin e fishave, apo për të shmangur invaliditetin nga diabeti. Po ashtu duhet krijuar edhe një regjistër kombëtar.70.000 është numri zyrtar i pacientëve të prekur. Nuk është vetëm faktori gjenetik ai që çon drejt diabetit por edhe stresi e mënyra e të ushqyerit.Diabeti ose siç njihet ndryshe sëmundja e heshtur nuk njeh më limite moshe, me diabet mund të jenë edhe fëmijët. Prandaj rekomandohet matje të sheqerit në gjak dhe analiza mjekësore.