Vjedhja e energjisë, Gjermeni ndjek aksionin, premton betejë të ashpër
Aksioni kunder vjedhjes së energjisë elektrike, këtë herë është ndjekur nga afër nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.Ajo pa aksionin e ndërmarrë, kundër abuzimeve me energjinë elektrike, pranë Fakultetit Juridik duke deklaruar edhe një herë se qeveria nuk do të ndalë betejën kundër abuzimeve."Jemi të gjithë bashkë për t'i dhënë fund mospagesave të energjisë elektrike. Abuzimi është një vepër penale dhe ky aksion i përket ndërgjegjësimit të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për të paguar faturat e energjisë elektrike."150 milionë euro çdo vit për buxhetin e shtetit do të thotë ndërtimin e 80 mijë banesave sociale nga ku do të përfitonin strehim me mijëra qytetarë dhe familje nga shtresat në nevojë"Sipas Gjermenit, Shqipëria që kërkon të integrohet në familjen e madhe evropiane, duhet t'i japë fund mospagesës së faturave të energjisë elektrike.