Kancelarja gjermane i habit të gjithë me selfiet në baret e Australisë
Kancelarja gjermane Aangela Merkel ka habitur qytetarët në Brisbane natën e të premtes, duke bërë selfie me klientët e bareve më popullor dhe të famshëm në rrugën Caxton.Merkel ndodhet në Australi me rastin e samitit të G20 . Në një video të filmuar nga Sarah Keayes, dëgjohet një grua e cila i afrohet Merkel dhe i thotë në gjermamisht, mirëseerdhe në Australi.Në dukje e surprizuar, Merkel e pyet çne që dini gjermnaisht, para se të shtrengojë duart me publikun e entuziasmuar dhe që kërkonin të bënin foto me kancelaren.Të shtunën Merkel tha se Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të tjera financiare ndaj individëve ruse për shkak të krizës në Ukrainë, duke u shprehur se situata është kritike.Angela Merkel pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin , por nuk priten ndryshime të mëdha.