Ministri i jashtëm gjerman Westerwelle viziton më 14 Shkurt Tiranën

Ministri i Jashtëm Gjerman Gudio Westerwelle do të vizitojë më datën 14 Shkurt Tiranën.Gjatë vizitës së tij në Tiranë Westerwelle do të takohet me krerët e lartë të shtetit si dhe kreun e opozitës Edi Rama.Gjatë takimeve, ministri i jashtëm gjerman pritet të shprehë mbështetjen e Berlinit për  integrimin e Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.Gjithashtu vizita e ministrit Westerwelle në Tiranë pritet t`i japë një impuls të ri bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike, në mënyrë që të rriten investimet gjermane në vendin tonë.