Tjetër rezultat historik, Shqipëria barazon 1-1 miqësoren me Francën (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare ka arritur një tjetër rezultat mjaft të mirë. Edhe pse një ndeshje miqësore, kuqezinjtë e De Biazit kanë arritur një barazim me Francën 1-1.Skuadra Shqiptare ka zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë duke përballuar me sukses presionin francez, por njëkohësisht duke u përpjekur të dalë përpara rezikshëm.Shqipëria arriti të kryesojë e para 0-1. Kuqezinjtë e De Biazit kanë zhvilluar një ndeshje fantastike dhe kanë arritur të udhëheqin fillimisht me meritë 0-1. Mavraj në të 41-tën kaloi kuqezinjtë në avantazh.Ndërkohë në minutën e 72-të pas një aksioni individual, Antoni Griezman driblon bukur disa mbrojtësa shqiptar nga e majta dhe arrin të mposhtë Berishën duke barazuar rezultatin.Gjithçka u mbyll 1-1 dhe Shqipëria arrin një tjetër rezultat të kënaqshëm, pas fitores me Portigalinë dhe barazimit me Danimarkën.10805023_359193104254293_204954278_n10799291_359186280921642_475366527_nGoli i MavrajGoli i Griezman