Fondi për fasonët, Sula: I përfshirë përmes një zëri të veçantë në buxhet
Skema e mbrojtjes sociale, skema e pensionit, arsimi profesional janë prioritete të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për vitin 2015, për të cilat buxheti 76 miliard lekë duket se është i mjaftueshëm.Këto prioritete dhe objektiva që qeveria ja ka vënë vetes para se te vinte ne pushtet, tashmë sipas zv.Ministres së mirëqënies sociale Gentiana Sula, janë shndërruar në axhendë pune."Jemi te kenaqur qe kemi 5% me shume fonde ne buxhet me shume se ne 2014. Sigurisht qe objektivat tona jane te medha dhe kemi edhe mbeshtetjen e donatoreve private.Objektivat e këtij dikasteri, që ka marrë për vitin e ardhshëm, 30% të buxhetit total të shtetit apo 3.3 miliardë lekë më shumë, janë të qarta.Objektivi i pare eshte me mbrojtjen sociale dhe me shtresat ne nevoje.Se dyti eshte ndihma per personat me aftesi te kufizuar.Kemi programet e vetepunesimit. Formimi dhe arsimi profesional. Skema e pensionit dhe demshperblimet per ish te perndjekurit politik. Persa i perket punesimit dhe formimit edhe aty ka lajme te mira. Punesimi permes programeve te punesimit shtohet rreth 60%".Përpos polemikave dhe debatit për mungesën e një fondi të veçantë për biznesin fason, Sula sqaroi:"Po ka. Është i përfshirë edhe sektori i biznesit fason, përmes një zëri të veçantë në buxhet”.