Priten si heronj, dhjetra tifozë kuqezinj në Aeroportin e Rinasit

Mbërritën sot në Shqipëri, dy kampionët e rinj të botës në peshëngritje, Daniel Godelli dhe Romela Begaj.Në aeroportin “Nënë Tereza” ata u pritën nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.peshengritesit ne aeroportNikolla shprehu mirënjohjen ndaj dy sportistëve kampionë bote, për arritjen e tyre në Kazakistan, si dhe falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët që sipas saj kontribuan në këtë arritje.“Sot këto janë heronjtë e çdo të riu, si shembull pasioni në jetë. Unë e paskam të vështirë, por e ndjej veten fatlume që në detyrën time, pas Erkand Qerimaj, të ndaj emocione të mëdha me kampionët e botës. Ndaj mirënjohja shkon për prindërit dhe Presidentin e Federatës Elez Gjoza”Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, bëri me dije se është gati një fond prej 6.5 milionë dollarësh për të ndërtuar palestrën e re të peshëngritjes.nikolla“Në jemi të vendosur për të hapur një faqe të re për sportin në Shqipëri, dhe jo vetëm. Kryeministri më tha që të lajmëroj Danielin dhe Romelën për një palestër model, dhuratë e një kampioni të madh për qytetin e tij, Peqinin. Është gati fondi prej 6.5 mln dollarësh për palestrën moderne që do të stërviten ju dhe të tjerë ndjekës tuajin”.Nga ana tjetër Ministrja theksoi se nuk do të ketë më sportistë që nuk do të marrin shpërblimin e tyre, për arritjet në sport.“Nuk do të ketë më sportistë në Shqipëri që meritojnë të vlerësohen dhe nuk marrin shpërblimin e tyre. Ne do të përmbushim të gjithë djersën për këta sportistë. Ne po punojmë që në parlament të sjellim një status të ri për sportistët shqiptarë”.elez gjokajElez Gjoza, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes tha se Godelli u mësoi kinezëve se si bëhet peshëngritja, ndërsa shtoi se sfida e radhës është ‘Rio 2016’.Emocionet me publikun shqiptar që i mbështet i kanë ndarë edhe kampionët Godelli dhe Begaj:godelli“Ju falënderoj për pritjen, për gjithë mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. I vumë një qëllim vetes dhe e arritëm, jemi shumë të lumtur. Shpresojmë që garën tjetër të kualifikojmë dhe pjesën tjetër të ekipit. Jam djersitur, se më shumë vuaj këtu se para pedanës”tha Godelli.begaj“Ka qenë një mbështetje shumë e madhe. Është bërë një punë shumë e madhe është historia e peshëngritjes që është vënë në Shqipëri për herë të pare” u shpreh Begaj.