Kate dhe William në festën vjetore të Londrës, marrin urime për fëmijën e 2-të

Duka i Britanisë dhe Dukesha e Kembrixhit morrën pjesë në të parën shfaqje mbretërore në Londër.William dhe Kate, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, arritën në teatrin “Palladium” në Londër për eventin vjetor.Ata u takuan dhe biseduan me disa nga artitistët pjesëmarrës në event, përfshirë edhe anëtarët e grupit të famshëm “One Direction”.Një nga anëtarët e bandës, Harry Styles, u dëgjua duke i shprehur urimet dukeshës, i cili mbështeti dorën në barkun e saj.Fëmija i dytë mbretëror pritet të lindë në muajin prill.Në shfaqjen mbretërore interpretuan McBusted, Ed Sheeran dhe këngëtarja e ceremonisë së dasmës së tyre, Ellie Goulding.