Gjermania zbret në Prishtinë për të zgjidhur krizën politike
Duket se pas ndërhyrjes amerikane në çështjen e Kosovës, me anë të deklaratës së fortë të Ambasadores amerikane, edhe Angela Merkel ka vendosur të thotë fjalën e saj për të bindur partitë politike të Kosovës të formojnë institucioneve.Për këtë, ish-Ambasadori gjerman, Ernst Rajhel, aktualisht Ministër i Plotfuqishëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për shtetet e Europës Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.Ardhja e tij është konfirmuar edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Me këtë lëvizje duket se Gjermania po kërkon të bindë partitë politike kosovare që ta tejkalojnë ngërçin politik duke formuar institucionet.Mbërritja e Rajhelit në Kosovë vjen pas vizitës së ditëve të fundit të udhëheqësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në Berlin, ku është takuar me përfaqësues të Bundestagut.