Francë, dhunë gjatë përkujtimit të vrasjes së një protestuesi

Dhjetra gjimnazistë u përleshën të enjten me policinë franceze, pas një tubimi paqësor që u bë gjatë ditës për të përkujtuar vdekjen e një protestuesi në fund të tetorit.Demostruesit, të cilit kishin mbuluar kokat me kapuç, goditën makinat e policisë me sende, në qendër të Parisit.Megjthatë ata ishin në minorancë krahasuar me 400 gjimnazistët që morën pjesë në tubimin paqësor.Në të gjithë vendin janë mbajtur disa protesta të tilla përgjatë dy javëve të fundit, për shkak vdekjes së një 21-vjeçari më 26 tetor, gjatë protestave kundër ndërtimit të një dige në jug të Tuluzës.Pas analizave të kryera ndaj viktimës, u provua se vdekja ishte shkaktuar nga një "granatë ofensive", e hedhur nga forcat e policisë.9 10 11 12 13  15