Studimi i BE: Korrupsioni nga mjekët e policët është transferuar tek shteti

Korrupsioni nuk është në radhët e qytetarëve, ai po zmadhohet në radhët më të lartë tek politikanët dhe gjyqtarët.Shqipëria zë vendin e parë në Europën Juglindore për nivelin më të lartë të korrupsionit, ku siç tregohet në këtë raport 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç u është kërkuar ryshfet dhe 39% kanë dhënë para, dhurata apo favore vitin e fundit.Shqipëria për nga niveli i korrupsionit ndiqet nga Mali i Zi, më pas nga Bullgaria, Serbia. Situatën më të mirë të uljes së korrupsionit e ka Turqia.Nuk janë më policët e trafikut apo mjekët ata që bëjnë më tepër presion për të marrë ryshfete, dukshëm korrupsioni është transferuar në nivele të larta tek ligjëvnësit tani tek deputetët dhe Ministrat.Në këtë rast 82% e qytetarëve kanë dhënë rryshfet nën presionin e plotikanëve, ndërsa 15% e tyre nuk kanë dhënë. Edhe në këtë rast Shqipëria renditet e para, më pas vjen Maqedonia, Kosova, Mali i Zi.Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, pasi u njoh me gjetjet e këtij raporti tha se korrupsioni për BE është i panegociueshëm.“Korrupsioni dëmton shoqërinë, të drejtat e qytetarëve dhe gjykimin objektiv. Raporti i prezantuar tregon se korrupsioni fatkeqësisht është prezent në Shqipëri.Duhet vullnet politik që të vendoset besueshmëria si dhe një qëndrim i fortë i politikbërjeve kundrejt korrupsionit.Këto shtylla të politikës antikorruptive janë të panegociueshme për proçesin e integrimit”Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, tha se qeveria është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit.Raporti është bërë nga iniciativa e lidershipit juglindor për zhvillimin dhe integritet ku anketat dhe të dhënat e bëra tek qytetarët janë realizuar brenda një viti.