Masakra mjedisore, ambjentalistët në protestë për mbrojtjen e Langaricës

Ambjentalistët kanë vijuar protestën perpara Kryeministrise mbi atë që e quajnë "masakra mjedisore" që po kryehet në lumin Langarica.6“ Në vitin 2011 janë dhënë të gjitha shkaqet pse refuzohet ndërtimi i HEC-it në një Park Kombëtar. Langarica kalon në një Park kombëtar dhe me ligj nuk lejohet asnjë lloj punimi” tha një nga ambjentalistët.“Ja ku e ke aktin e refuzimit, çfarë ndryshoi në ligjet e natyrës që kemi një akt miratimi?” tha Sazan Guri.Pas pezullimit që është bërë në lidhje me 5 HEC-et, ambientalistët i bënë thirrje Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Mjedisit Lefter Koka të shfuqizojnë konçesionet që kanë shkatërruar kanionin e Langaricës.