Ideja e re në PDK: Thaçi kryetar Kuvendi, në krye të PDK Kadri Veseli
Kosovë- Hashim Thaçi duket se do të jetë kryeparlamentari i ardhshëm i Kosovës. Të paktën ky është lajmi që vjen nga mediat në Kosovë, të cilat raportojnë për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm në gjendjen politike në vend.Thaçi pritet të heqë dorë edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, të cilin mund ta marrë Kadri Veseli.Që kur Blloku ka vendosur të votojë kandidatin e PDK për kryeparlamentar, kjo e fundit nuk ka reaguar për të vazhduar proçeset e formimit të institucioneve.Megjithatë, me vendosjen e Thaçit si kandidat për kryetar të Kuvendit, duket se bllokada do të vazhdojë, pasi partitë e tjera mund të mos e votojnë.Por nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se brenda partisë nuk është pranuar ndonjë opsion i këtij lloji.“Unë tani po e dëgjoj për herë të parë këtë variant”, ka thënë Haliti për Telegrafin.Edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, sa i përket ripozicionimit të PDK-së, ka thënë se “nuk informacione të tilla”.Deri tani, PDK është përpjekur dy herë ta zgjedhë kryeparlamentarin, por as Agim Aliu dhe as Arsim Bajrami nuk janë votuar mjaftueshëm sa për të marrë postin.Dhe pasi Blloku vendosi ta votojë kandidatin e PDK-së për Kryeparlamentar, kjo e fundit ka dalë me kërkesa të reja, ku kërkon marrëveshje dhe garanci edhe për formimin e qeverisë, në të kundërtën këmbëngul se do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.