Dita e dytë e panairit të librit, të rinjtë më shumë të interesuar

Edhe pse në ditën e dytë panairi i librit ka rezultuar i suksesshëm. Numri i vizitorëve që në orët e para të mëngjesit e vërtetojnë këtë fakt.Rinia është grupmosha e cila ka rritur vëmëndjen ndaj librit. Duket sikur kanë lënë mënjanë për pak kohë botën e internetit dhe i janë rikthyer leximit.Të pyetur nga Ora News shprehen se panairi i duket event shumë i rëndësishëm.Dashamirësit e librit gjatë këtij panairi kanë mundësi të takojnë edhe autorët e tyre të preferuar dhe një mundësi për të marrë kështu një autograf me emrin e tyre.Nën stendën e shtëpisë botuese "Skëndërbeg" ishte e pranishme shkrimtarja Flutura Açka e cila vlerëson pjesëmarrjen dhe në mënyrë të veçantë të të rinjve:Uljet e cmimeve që kanë bërë shtëpitë botuese janë ato çfarë tërhqein më shumë edhe vëmendjen e lexuesve.