Nuk ka lekë për rrugët, 75 milion dollarë borxhe të pashlyera biznesit
Tiranë- Edhe gjatë 2015 në Shqipëri nuk do të përfundojnë të gjitha punimet e nisura në infrastrukturë.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese deklaroi se nga 76 kantierë që janë të hapur, vetëm 15 do të përfundojnë.“Aktualisht ne kemi financuar rreth 76 kantiere, që do vazhdojnë të financohen dhe në vitet e ardhshme dhe vëtëm 15 prej tyre do të përfundojnë në vitin e ardhshëm. Relativisht do kemi një numër shumë të lartë të kantiereve të hapura, të cilat nuk është se janë pa kosto”.Ndërsa përsa i përket borxheve ndaj kompanive, kreu i Infrastrukturës bëri me dije se janë edhe 75 milionë dollarë të papagura.“Fatura të papaguara deri në 2013, që ka qenë detyrimi ynë për ti paguar mund të flasim për një pagesë prej 75 milion dollarë”.Ministri premtoi se Unaza të përfundoj pavarësisht se ka kosto të lartë.“Një problem i tillë për Unazën e Tiranës është duke u trajtuar edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe do të shikojmë mundësinë se çfarë mund të bëjmë. Kosto është shumë e lartë, shkon mbi 10 milion dollarë për të bërë riparimin. Ne do të shohim të gjitha mundësitë e mundshme për ta realizuar”.Furnizimi me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të zeza, sipas ministrit Haxhinasto mbeten problem.“19% e popullësisë nuk shërbehet akoma me ujë, ndërkohë që nivelet e trajtimit të ujërave të ndotura janë të ulëta. Në qytet kemi rreth 65%, ndërsa në fshat është mbi 90%”.Buxheti 2015 për Ministrinë e Transporteve është 40 miliard lekë.