SHBA-OKB-së: Të rrisim presionin ndaj Rusisë

Situata e rënduar në lindje të Ukrainës ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t'i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë, në mënyrë që kjo e fundit të respektojë armpushimin e nëshkruar më 5 shtator në Minsk të Bjellorusisë.Këshilli i Sigurimit, i përbërë nga 15 anëtarë, mbajti takimin e 26 dedikuar Ukrainës dhe situatës së saj tashmë të rënduar që prej marsit të këtij viti. Ndihmësekretari i Përgjithshëm i Përkohshëm për Çështjet Politike të OKB, Jens Anders Tojberg-Frandzen e cilëson kritike situatën në lindje.Që nga tre nëntori, rindezja e konfliktit në lindje të Ukrainës ka rritur potencialin e minimit të marrëveshjes së Minskut.Aktualisht, situata në Donetsk dhe Luhansk pothuajse rivalizon me periudhën menjëherë pas armëpushimit të 5 shtatorit, tha aiKurse Samnta Power, ambasadore e amerikanë në Kombet e Bashkura, ngriti pyetjen rreth asaj se çfarë duhet të bëjë bashkësia ndërkombëtare për të parandaluar një tjetër konflikt në Europë.Frika e kthimit të konfliktit është rritur tej mase pas pikasjes së kamionëve me armë rusë në lindje të Ukrainës, gjë e cila u konfimua edhe nga komandanti i lartë ushtarak i NATO-s Philip Breedlove.Kjo konsiderohet një kthim pas, pasi dukej se marrëveshja e armëpushmit i kishte zbutur marrëdhëniet mes rebelëve dhe qeverisë së Kievit, edhe pse që pas paktit qindra persona janë vrarë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian filluan vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel të hënën , por nuk kanë shumë gjasa për shtim të sanksioneve ndaj Moskës.