Shkëputet dera e avionit, shpëton mrekullisht ylli i rrokut, Bono
Avioni privat me të cilin lideri i grupit U2, Bono, po udhëtonte për në Berlin, i shpëtoi të mërkurën, një aksidenti që mund të kishte qenë tragjik.Avionit iu shkëput dera e pasme teksa ishte ende në fluturim, por piloti arriti ta ulte pa probleme, ndërsa autoritetet thanë se ylli irlandez i rrokut nuk ishte në rrezik.Dera, e përmasave 80 me 100 centimetra, u shkëput nga avioni teksa ishte ende në fluturim pranë aeroportit Shënefeld, në juglindje në kryeqytetit gjerman.Ende nuk është e qartë pse ndodhi kjo dhe autoritetet gjermane po hetojnë. Në avion, përveç Bonos, gjendeshin edhe katër pasagjerë të tjerë dhe dy pjestarë të ekuipazhit, të cilët ishin nisur nga Dublini.54-vjeçari ishte i pranishëm në një ceremoni në Berlin dhe u takua edhe me Ministrin gjerman të Zhvillimit, Gerd Myler.