Kontrollohet shkolla "Abdulla Keta" në Shkozë, alarm i rremë për bombë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2014, 13:24
Ka rezultuar i rremë alarmi për vendosjen e një bombe në shkollën "Abdullah Keta" në Shkozë.Menjëherë pas alarmit forcat e policisë dhe forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje, kanë evakuuar nxënësit dhe stafin mësimor si dhe kanë nisur kontrollin e nevojshëm.Për shkak të alarmit është ndërprerë procesi i mësimit ndërsa janë kontrolluar nga forca xhenere dhe qentë antieksploziv të gjitha ambientet e shkollës dhe rreth saj. Pas verifikimit nga forcat xheniere alarmi për vendosjen e bombës ka rezultuar i rremë. Dyshohet se telefona të polici mund të jetë bërë nga ndonjë nxënës.Oranews.tv