Deputeti i LSI akuzon qeverinë, po investohet vetëm në jug të vendit, veriu i izoluar

Deputeti i LSI-së ka akuzuar qeverinë se nuk i ka shpërndarë investimet në mënyrë të barabartë.Kjo ka shkaktuar diskutime në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave.Ndërkohë që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj ka argumentuar se ky shqetësim nuk qëndron.Kadeli: Nuk mund të hesht kur në qarqet veriure, në krahësim me qarqet e jugut, me të njëjtin numër banorësh kalojnë 3-fishin e investimeveBraçe: Zoti Kadieli, këtu në këtë komision, ka deputetë, që për 8 vite me radhë në ato zona ku kanë qenë, dhe unë nuk po i përcaktoj ku janë, në very apo në jug të vendit, por për 8 vite me radhë nuk kanë marrë asnjë qindarkëKadeli: Ajo që unë po ju them është që ndarja e investimeve për vitin 2015 nga fondi i zhvillimit të rajoneve të jetë më i saktë dhe më korrektë, në raport me popullsinë e vendit.Ahmetaj: Shqetësimi juaj nuk qëndron, jam i bindur që 2015 do këtë të njëjtën filozofi të kujdesshme për të financuar projekte në të gjithë Shqipërinë.Ministri Ahmetaj ka akuzuar opozitën si të vetmen fajtore që i ka lënë biznesit barrën me koncesionet e dhëna.“Ishin shkaktarë kryesorë të një ngarkese tejet serioze në buxhetin e shtetit, sidomos me konxhensionet, të cilat ose tentuan dhe ja dolën të krijonin monopole" tha Ahmetaj.Rritja e taksës së qarkullimit përsëri është kthyer në një diskutim midis deputetëve dhe ministrit.“Kjo masë ka dy anë, përveç konjukturës së çmimeve ka edhe bllokun e masave të monitorimit, dhe bllokun e masave të monitorimit e bëjnë institucionet e shtetit, ku qeveria ka rolin e vet”, tha Anastas Angjeli.Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar edhe mbi prioritetin e përzgjedhjes së investimeve.Investimet publike për 2015 kapin një vlerë prej 800 milion USD por nuk parashikojnë hapje të projekteve të reja por përfundimin e atyre ekzistuese.