Edita Tahiri i përmend genocidin, Dejan Paviçeviç: Mos përulni Serbinë

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse serbe në Kosovë, Dejan Paviçeviç janë konfrontuar gjatë tryeze të rrumbullakët të organizuar nga BIRN Kosova, Internews Kosova dhe Qendra për Transparencë, Hulumtim dhe Llogaridhënie (CRTA) me seli në Beograd, ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.Konfrontimi i Tahirit me diplomatin serb erdhi pas deklaratës së zëvendëskryeministres se Kosova nuk do ta harroj asnjëherë gjenocidin e shtetit serb me popullin shqiptar. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagim i Dejan Paviçeviç i cili ka thënë se nuk do të toleroj që të akuzohet dhe të përulet Republika e Serbisë, raporton Zeri.“Të gjithë e kemi parasysh që nuk është lehtë të jesh pjesë e një dialogu i cili ka ta bëjë me dy shtete që kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kanë një histori negative dhe që ajo histori në këtë rast në dialogun e Brukselit nuk u lejua që të bëhet  pengesë që ne të arrijmë marrëveshje. Natyrisht që ne si shtet dhe si popull këtë histori asnjëherë nuk mund ta harrojmë sepse ka të bëjë me një histori të gjenocidit që Serbia e ka bërë në Kosovë dhe përkundër faktit që opinioni publik nuk ishte pro këtij dialogu ne si udhëheqje të gjitha institucionet u përcaktuam pro sepse kishim marrë parasysh se mund të përmirësohet jeta e qytetarëve në Kosovë, në Serbi dhe në Rajon dhe jam e bindur se qytetarët po i bërejnë çdo ditë e më shumë”, ka deklaruar kryenegociatorja Edita Tahiri.Ndërsa pas kësaj deklarate ka reaguar diplomati serb, Dejan Paviçeviç.“U dhanë akuza të rënda. Dhe nuk do të toleroj që drejtohen akuza të tilla ndaj Republika e Serbisë dhe të përulet shteti im”, ka thënë Paviçeviç duke paralajmëruar se do ta braktis këtë tryezë, mirëpo pas insistimit të organizatorëve që ai mos ta braktis tryezën, Paviçeviç ka qëndruar deri në fund të saj.