Legalizimet, Rajta: Kosto më e ulët për çertifikatat e pronësisë
Me ndryshimet në ligjin për legalizimet, qytetarët do të kenë më shumë lehtësira dhe një kosto më të ulët për të marrë çertifikatën e pronësisë.Në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News, drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, Paulin Rjata shpjegon të gjithë efektet e ndryshimeve ligjore, të cilat sipas tij ishin domosdoshmëri.“Këto ndryshime ligjore kanë sjellë një lëvizje që synonte të ecte se ky proces kishte ngecur. Me këto ndryshime u synua në dy drejtime:1- Të përfitonin sa më shumë persona nga ky ligj2- Ana financiare, që të uleshe kostoja për ata persona që nuk kanë certifikatë pronësie të tokës.Ndryshimet ligjore ishin domosdoshmëri, sepse nga 2006 kur ishte deklarimi i fundit deri tani, ndërtimet kishin vazhduar dhe këta njerëz duhet të merrnin një drejtim te duhur. Edhe ana financiare bën një zbritje të tillë që e bënte të përballueshme për ata që nuk kishin çertifikatë pronësie. Në Kavajë psh, deri në 300 m ishte me çmim favorizues dhe mbi 300 m i binte që ta blinte 100 m 22 milionë lekë të vjetra. Kështu që ishte e papërballueshme për këta njerëz, dhe ky u ndërpre dhe njerëzit u tërhoqën nga ALUIZNI. Ndërsa tani çmimi favorizues u rrit deri në 500 m, ndërsa për bizneset 3-fishin e njollës së biznesit. U rrit dhe koha për të cilën ata mund të përfitojnë nga ALUIZNI, ishte deri në 2006 shkoi deri në janar 2009 për të gjithë persona që kanë ndërtuar pavarësisht se ishte toka e tyre, tokë e tretë apo shteti.”Po ashtu Rajta shpjegon edhe çmimin për komunat edhe kategoritë që do të përfitojnë nga ulje e çmimit për legalizimin e banesave. Kryesisht përfitojnë ato kategori njerëzish që trajtohen me ndihma ekonomike. Nje favorizim kishte edhe per personat qe kane paguar dritat.“Për komunat është caktuar një çmimin minimal dhe një cmimim maksimal, që do të thotë se nuk mund të jetë më i vogël se 5 mijë lekë të vjetra dhe jo më shumë sesa 15 mijë lekë të vjetra. Ky çmim pastaj ka zbritjet e veta. Ai që paguan brenda 45 ditëvë ka një ulje prej 20% ai që ka paguar dritet ka një ulje prej 10%, ai që trajtohet me ndihmë ekonomike ka 30% ulje. Ata që kanë pjesëtarë në famijlje para dhe tetraplegjikë kanë 50% zbritje. Ata vetëdeklarues që janë vetë tetraplegjikë e kanë falas. Ata që kanë certifikatën e pronësisë nuk kanë asnjë lloj pagese.“