Boks, Shqipëria fiton “Gongun e Artë” në Shkup falë boksierit Arnold Kuqari
Boksieri i “Apolonisë” Arnold Kuqari ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”, duke i dhuruar kombëtares shqiptare një medalje ari dhe “Gongun e Artë”. Kështu bën të ditur bashkia e këtij qytetit. Sipas saj, turneu u zhvillua në datat 6 – 9 nëntor në Shkup, Maqedoni me pjesëmarrjen e shteteve: Angli, Bullgari, Rumani, Serbi, Kroaci, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.Shqipëria u paraqit në këtë kompeticion me ekipin kombëtar, ku bënte pjesë dhe boksieri I “Apolonisë” Arnold Kuqari së bashku me trajnerin e tij Baftjar Abazi. Në datën 7 nëntor Arnorld Kuqari mposhti boksierin serb Peter Shishic, duke u kualifikuar për në finale. Pas fitores së ndeshjes finale me boksierin kosovar, Kuqari u nderua me medaljen e Artë.Pas 22 vjetësh pjesëmarrje në këtë event sportiv, Shqipëria fitoi 3 medalje Ari dhe një Argjendi , duke u bërë automatikisht fituese e “ Gongut të Artë”. Aktualisht ekipi ynë kombëtar po përgatitet seriozisht për një tjetër triumf në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” I cili do të zhvillohet më 21 nëntor në Kosovë, duke pretenduar pjesëmarrjen në Komitetin Olimpik Boteror.ar.sh/Oranews.tv