Kriza në Greqi, Samaras: Tejkalimi kërkon ngritjen e biznesit vendas
"Ndodhemi në fundin e një përpjekjeje të vështirë, po përshkojmë kilometrat e fundit dhe do t'ia arrijmë me siguri!".Duket mjaft optimist kryeministri grek, Antonis Samaras, për të ardhmen e vendit të tij, të cilin e sheh se po del nga kriza e thellë që është zhytur prej disa vitesh tashmë.Gjatë një veprimtarie me rrethin e binznesmenëve të rinj të Greqisë, Samaras pranoi se po i sheh fytet e punës që ka kryer administrata greke, e ndihmuar edhe nga Bashkimi Europian."Janë të shumta problemet që përballuam, mirëpo rezultatet janë tashmë të dukshme. Ligji për kreditë e këqija, beteja për tërheqjen e investimeve dhe tenderat ndërkombëtarë për hidrokarburet, janë fotografitë e një lufte në shumë fronte që po po bëjmë", u shpreh Samaras para të pranishmëve.Megjithatë, Samaras tha se që ekonomia vendase të përparojë, ajo duhet të konkurojë me produktet e huaja që hyjnë në Greqi dhe për këtë arma më e fortë është komuniteti i biznesit brenda vendit."Kjo është e vetmja rugë që të dalë vendi nga kriza dhe që të ndërtojmë Greqinë e re", shtoi Kryeministri.Por ndërkohë, në rrugët e Athinës, qindra studentë universitarë u përleshën me policinë, pasi po protestonin për reformat më të fundit në sistemin arsimor.Studentët e fakultetit të Drejtësisë u përpoqën që të ndërprisnin mësimin dhe të futeshin brenda klasave kundër planeve për të vendosur roje sigurie brenda auditorëve.Përleshjet nisën pikërisht kur policia i ndaloi studentët që të futeshin në godinë. Qeveria ka vendosur që të caktojë masa sigurie nëpër godinat universitare për të mos lejuar zhvillimin e protestave brenda sallave, një nismë kjo që konsiderohet si dhunim i lirive nga ana e studentëve.Pasi u larguan nga fakulteti i Drejtësisë, studentët marshuan për te një tjetër godinë ku u ndaluan sërish nga forcat policore.