Kryeprokurori i Blegjikës në Tiranë për të ashpërsuar luftën kundër krimit

Tiranë –  Pas bashkëpunimit të suksesshëm që Belgjika pati me Shqipërinë për arrestimin e një grupi kriminal shqiptarësh që grabiste në Belgjikë dhe bazë kishte Shkodrën, Prokurori Federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw është nxitur të vijë në Tiranë për t'u takuar me kryeprokurorin Adriatik Llalla.Prokuroria njoftoi se Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, dhe Prokurori Federal i Mbretërisë së Belgjikës, z. Frédéric Van Leeuw, diskutuan mbi disa çështje konkrete hetimore, ku temë kryesore ishte bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm, si edhe nevoja për thellimin e mëtejshëm të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar.Z. Llalla i shprehu homologut të tij nga Belgjika gatishmërinë e plotë të prokurorisë shqiptare për të zhvilluar hetime në territorin e Shqipërisë për çdo qytetar shqiptar që dyshohet ose është i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në trafiqe të paligjshme dhe kriminalitet të organizuar. Duke e pasur të qartë se numri i emigrantëve shqiptarë në Belgjikë është relativisht i madh, z. Llalla, theksoi se “ekzistojnë mundësitë reale që shtetas të ndryshëm shqiptarë të jenë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që mbajnë lidhje me vendin e origjinës, sidomos në tentativat për të pastruar produktet e veprave penale, pra të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e paligjshme”.Oranews.tv