Ultra-nacionalistët turq sulmojnë ushtarin amerikan, VIDEO
Një grupim ultra-nacionalist turk sulmoi të mërkurën në Stamboll një person duke besuar se ishte ushtar i marinës amerikane.Ata i vendosën personit në fjalë një qese në kokë pasi e goditën me sende të ndryshme.Para se të mblidheshin të gjithë pjestarët e Bashkimit të Rinisë Turke, siç quhet edhe grupi, njëri prej tyre iu afrua dhe i bërtiste."Meqë po deklaroheni pjestar i marinës amerikane dhe duke qenë se ne ju cilësojmë si vrasës, ju duam jashtë tokës sonë”, degjohet t’i thotë marinsit turku i paidentifikuar.Amerikani arriti t’i shpëtonte grupit të protestuesve dhe u largua, i ndjekur prej tyre.Bashkimi i Rinisë Turke ka kryer protesta të ngjashme edhe kundër ushtarëve amerikanë dhe atyre të NATO-s në Turqi. Edhe pse nuk është konfirmuar ende se i sulmuari është pjestar i marinës amerikane, mediat turke kanë raportuar se anija amerikane ROS është ndalur në Stamboll ditët e fundit.