Vlorë, e plagosi me plumb në kokë, pas 2 muajsh i propozon për fejesë

Vlorë-Historia e dy adoleshentëve vlonjatë, që u bënë të famshëm për ringjalljen e një historie të ngjashme si ajo e Romes dhe Xhuljetës, tashmë është kurorëzuar me fejesë.Ka qenë pikërisht refuzimi i 17-vjeçares E.Toto ndaj 18 vjeçarit Aldo Arshiaj që të dy nga fshati Gjorm që për pak desh i kushtoi jetën adoleshentes. Por tashmë të shkuara të kaluara, çifti është lidhur në fejesë.Persona të afërt të dy të rinjve thonë se familja e 18-vjeçarit ka kërkuar dorën e 17-vjeçares, e cila e ka pranuar kërkesën.Fejesa e dy adoleshentëve ndodh vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë në ambientet e shkollës së mesme në fshatin gjorm të Vlorës që shokoi mbarë opinionin publik, ku Aldo Arshiaj mëngjesin e 22 shtatorit, qëlloi me pistoletë duke plagosur 17 vjecaren.Por sot, E. Tota do jetë e fejuar pikërisht me personin që për pak i mori jetën. Madje ky i fundit ndodhet ende prapa hekurave si ndëshkim për krimin e kryer.Megjithatë pavarësisht dëshirës së dy të rinjëve për t'u fejejuar, fakt tashmë i njoftuar publikisht, përflitet edhe për një marrëveshje të mundshme mes dy familjeve Tota e Arshiaj, që dyshohet të kenë rënë dakord për t'i ulur dënimin 18 vjeçarit Aldo Arshiaj.(Në video kronika e datës 22 shtator, plagosja e 17-vjeçares)