Turqit të shqetësuar, pas vendimit të qeverisë për punësimin e sirianëve

Banorët e Turqisë janë të shqetësuar për planet e qeverisë, e cila do të pajisë me leje të përkohëshme pune refugjatët sirianë, numri i të cilëve deri tani është  1.633 mijë.Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Ministria Punëve të Brendshme kanë filluar vlerësimin e perspektivave të punësimit për refugjatët sirianë që në muajin gusht. Sipas planit, qeveria do të pajisë sirianët që ndodhen si refugjatë në Turqi me karta të përkohëshme identiteti, për ti lejuar që të punojnë në mënyrë legale në vend. Por qyetarët shprehen se kjo nismë do të zërë hapësirat e tyre, pasi Turqia tashme ka një nivel të lartë papunësie."Turqia tashmë ka një shkallë të lartë të papunësisë. Unë nuk pajtohem me këtë plan. Ku mund ti gjejmë më shumë se një milion vende pune? Kjo do të thotë ose të sakrifikojmë interesat tona për mbrojtjen e tyre ose qeveria të ndërtojë fabrika të reja për të siguruar vende të reja pune.Ka shumë njerëz që jetojnë në varfëri në Turqi. Ne kemi dështuar për të zgjidhur problemet tona, tani po premtojmë të zgjidhim edhe problemet e sirianëve. Kjo nisëm thjesht do të përkeqësojë situatën tonë.”Plani i qeverisë për të punësuar refugjatët sirianë ka hapur një debat të nxehtë mes akademikëve turq dhe organizatave jo-qeveritare. Problemi i madh që nënvizojnë të gjitha palët janë papunësia në Turqi, e cila me këtë nisëm ka rrezik të shtohet.Një raport i publikuar të hënën nga parlamenti turk, thotë se vetëm 223 mijë  prej 1.630 mijë refugjatëve sirianë në Turqi jetojnë në kampet e refugjatëve përgjatë kufirit të saj me Sirinë. Shumica e tyre jetojnë dhe punojnë në mënyre legale në qytete të ndryshme në të gjithë vendin.