Akademiku Rexhep Qosja në Peqin për 70-Vjetorin e Çlirimit të qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2014, 10:35
Peqin – 70-Vjetori i Çlirimit të Peqinit u përkujtua përmes "Kolonisë së Arteve Figurative". Një mysafir i veçantë që nderoi aktivitetin me praninë e tij, ishte akademiku Rexhep Qosja.Në fund të ceremonies, akademiku kosovar vlerësoi deputetin e qytetit të Peqinit Alfred Peza me një diplomë mirënjohjeje, të akorduar nga "Instituti i Librit dhe Promocionit". E ndërsjelltë ishte mirënjohja. Deputeti Peza i dhuroi Qoses "Xhaminë e Peqinit” përmes një pikture në vaj të objektit të kultit.Në ceremoninë përkujtimore të 70-Vjetorit të Çlirimit të Peqinit, ishin të pranishëm veteranë, qytetarë, si edhe pushtetarë vendorë.Oranews.tv