Maliq, INUK bëhet gati të shembë bizneset e vogla përgjatë bulevardit

Maliq - Inspektoriati Urbanistik Kombëtar brenda pak ditëve do të nisë në qytezën e Maliqit, aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje kryesisht biznese të vogla dhe kioska që janë ndërtuar përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.Sipas kryebashkakut Gëzim Topçiu, ndërtimet që do të prishen janë të ndërtuara në pronë publike, të cilat ai pranon që janë lejuar edhe nga bashkia për t'u ndërtuar.Aksioni i INUK pritet të nisë brenda pak ditësh, dy javë pasi pronarët e subjekteve janë njoftuar, ndërsa disa prej pronarëve kanë nisur çmontimin e objekteve paraprakisht.Oranews.tv