Shkodër, sëmundjet e mushkrive, po degradohet spitali i vetëm për veriun
Shkodër - Quhet spital, por vetëm emrin ka të tillë. Ky është realiteti që paraqet “spitali rajonal i sëmundjeve të mushkërive” në Shkoder, i vetmi për mbarë veriun shqiptar, nga 3 të tillë që ka gjithsej Shqipëria. Në vend që të shërohen, këtu të sëmuren rrezikojnë përkeqësimin, prandaj pjesa më e madhe e tyre kurohen në kushte shtëpie. Doktoreshë Nadire Suma, njëherësh shefe e pneumonisë thotë se ka mbi 10 vjet që në këtë godinë nuk është vënë dorë.Por për këtë spital ka një vendim transferimi që të zhvendoset nga godina aktuale, në mjediset e spitalit rajonal të Shkodres. Ky veprim nuk është kryer pasi nevojitet një fond i konsiderueshem për transferimin e aparaturave. Megjithatë mjekia Suma e quan tërësisht vendim të gabuar këtë zhvendosje. Ajo jep edhe argumentat përse është kundër, ku primare mbetet specifika që kanë këta pacientë e që sipas saj nuk mund të bashkohen me të sëmurët e tjerë.Spitali i sëmundjeve të mushkërive në Shkoder ka një kapacitet prej mbi 50 shtretër, por aktualisht në të janë të shtruar vetëm 4 të sëmure me tuberkuloz dhe 15 të tjerë që ndiqen me terapi. Rreziku për lënien e kësaj godine në këtë gjendje është i lartë si për këta të sëmurë, ashtu edhe për dëmtimin e aparaturave, që kushtojnë mijera euro. Absurdi qëndron në faktin se dikur flitej që ky spital të transferohej në periferi të Shkodres, osë në një zonë malore për shkak të klimës së pastër, ndërsa sot ai rrezikon të bashkohet me pjesën tjetër të spitalit, duke rrezikuar edhe pacientët e tjerë.Oranews.tv