PD: Rama eTahiri po kthejnë Policinë e Shtetit në strukturë partiake

Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se po përdorin Policinë e Shtetit, duke e kthyer atë në një strukturë partiakë.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i PD, Arben Ristani ka deklaruar se Rama dhe Tahiri po zhbëjnë deri në fund investimet e qytetarëve shqiptarë dhe investimet e partnerëve ndërkombëtarë për trajnimin e Policisë së Shtetit.Ndërkohë që vrasjet, shpërthimet dhe aksidentet sa vijën dhe rriten, sipas Ristanit, Policia merret me qytetarët e thjeshtë.“Po marrin grada militant të njohur të partisë në pushtet. Edi Rama dhe ministri i tij kanë zhbërë dhe do zbëjnë deri në fund investimin më të madh të shqiptarëve, investimin prej miliona dollarësh të partnerit amerikan dhe europian për trajnimin dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka braktisur detyrën e saj që është rendi dhe siguria publike dhe urdhërohet të përdoret për fushata selektive të kryeministrit kundër fukarenjëve që rregullojnë çatinë e shtëpisë. Policia po merr formën e një strukture partiale për të shërbyer qeverisë teksa po shkojmë në një vit zgjedhor.”Ristani dhe se: “Presim nga partnerët ndërkomëbtarë të nxjerrin konlkuzionet për cka po ndodh me Policinë e Shtetit”Duke kujtuar protestën që PD ka paralajmëruar në fund të nëntorit, Ristani tha se Rama nuk mund ta ndalë dot me policët dhe militantët e veshur si policë.