Berat, KE akordon 1.7 milionë euro për qëndrën historike
Berat - Rivitalizimi i qendrës historike të Beratit ka tërhequr vëmendjen e Komisionit Europian. Ky i fundit ka akorduar 1.7 milionë euro për ruajtjen e zonës karakteristike të qytetit dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të nisin punimet. Kryetari i bashkisë shpreson që përmes këtij projekti të rritet numri i vizitorëve, kryesisht fokusi është në lagjen "Kala".Punimet e financuara nga KE do të përfshijnë rehabilitim dhe rivitalizimin e pikës jugore "Tabia" në kala, sistemimin e shkarkimit të ujërave nga kalaja deri në pikën lidhëse në qytet, dhe rehabilitimin e rrugës hyrëse në lagjen karakteristike. Ndërkohë që qyteti bëhet gati për turizmin, të zotit e shtëpisë harrojnë që duhet hapur porta që të vijnë mysafirët. Rruga Berat-Lushnje është një motiv që i bën turistët të mendohen dy herë para se të vizitojnë qytetin.Oranews.tv