Biznesi kundër paketës fiskale: Nuk argumentohet rritja e taksave

Për të dytin vit radhazi biznesi i madh ka dalë hapur kundër paketës fiskale të qeverisë së majtë të drejtuar nga Edi Rama.Në studion e lajmeve të Ora News, administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku tha se me rritjen e taksave qeveria nuk bën asgjë tjetër veçse vendos në vështirësi biznesin dhe nxit informalitetin.“Me keqardhje them se vazhdon e njëjta filozofi. Nuk arsyeton rritjen e taksave dhe sa ndikon në rritje e ekonomisë. Kjo do e vërë në vështirësi sigurimin e të ardhurave buxhetore të planifikuara për qeverinë" thotë ai.Por disa nga pikat pozitive të paketës fiskale sipas Buxhukut janë: Ulja e vleftës së rentës minerare për prodhimin vendor. Paketa fiskale për bujqësinë."