Samiti i Azisë Lindore, i pakënaqur me reformat e Mianmarit

Presidenti amerikan Barak Obama po zhvillon bisedime me presidentin e  Mianmarit, Thein Sein, pak orë pasi akuzoi qeverinë e tij për mungesë reformash.Obama po merr pjesë në Samitin e Azisë, i cili pason Samitin Aziatik të së mërkurës.Në një intervistë për mediat aziatike, Obama deklaroi se progresi tashmë ka ndodhur, por duke shtuar se vrulli i reformave është ngadalësuar në Mianmar dhe se vendi ka shënuar hapa prapa."Burma është ende në fillim të një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë të rinovimit dhe progresit, shprehet  Obama në intervistën për mediat vendase. Ai shton se disa zona kanë përparuar, duke cituar "lirimin e të burgosurve politikë, procesin e  Reformës Kushtetuese dhe marrëveshjet e armëpushimit", që lidhen me konfliktin me grupet e pakicave të Mianmarit.Por gjithsesi, presidenti Obama tha se progresi është i ngadaltë dhe se ai ka pritur më shumë që pas kalimit nga ushtria në sundim civil. Ai përmendi kufizimet mbi të burgosurit politikë, arrestimin e gazetarëve dhe gjendjen e tensionuar të  pakicës myslimane Rohingia, e cila është zhvendosur në një tjetër shtet si pasojë e dhunës.Kjo është vizita e dytë e Obamës në Mianmar, pas asaj të zhvilluar në nëntor të vitit 2012.Obama viziton vendin dy vjet pas nisjes së reformave politike pas zgjedhjeve të mbajtura në 2010.