“Shtëpia Kristi” shënon rekord, 853 milionë USD në ankandin e fundit

Shtëpia ankandeve "Kristi” mbajti ankandin më të madh të artit në histori të mërkurën, duke shitur vepra të artit bashkëkohor dhe të pasluftës e ku arkëtoi 853 000 000 dollarë.Në ankand dominuan punët e Andy Warhol me imazhet e shumta të Elvis Preslit dhe Marlon Brandos. Shtëpia e ankandeve theu rekordin e fundit prej 836 milionë dollarësh. Kjo ishte hera e katërt që prej majit të 2013-ës që Kristi grumbullon shifra të tilla të ardhurash nga arti bashkëkohor dhe ai i pasluftës.Vepra e Warhol e titulluar "Triple Elvis" u shit afërsisht 82 milionë USD, kurse "Four Marlons" për 70 milionë USD. Një rekord i ri u shënua me Cy Twombly, ku një vepër pa titull e vitit 1970 u shit për 69 milionë USD nga çmimi fillestar prej 35 milionësh.Rekorde të reja shënuan edhe Ed Ruscha, Martin Kippenberger dhe Cindy Sherman në shitjen e ‘blockbuster’. Në listën e shitjeve në shifra marramendëse përfshihen edhe figura e ulur e Frensis Bejkon me 45 milionë USD; 30 milionë USD u shit vepra e Ed Rusha.Janë 11 vepra të shitura mbi 20 milionë USD dhe 15 artistë kanë shënuar rekorde të reja nga 42 gjithsej. Në ankand morën pjesë 43 vende, ku ofertat më të larta u prezantuan nga koleksionistët europianë, më pas ata aziatikë dhe të Lindjes së Mesme, por nuk munguan oferta të majme edhe nga amerikanët.Oranews.tv