Kukës, shtohen rastet e dhunës në familje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2014, 10:43
Në Kukës janë shtuar rastet e dhunës në familje ku viktima janë kryesisht gratë dhe fëmijët. Shërbimin Social Shtetëror dhe Policia e Shtetit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese në shkolla për parandalimin e saj.Ekspertë të Policisë theksojnë se rastet e denoncuara në numrin 129 po shtohen, ndaj synohet që me anë të fushatës t'i paraprihet fenomenit të rëndë.Vetëm për muajin tetor, në komisariatet e policisë së Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit, janë regjistruar më shumë se 15 raste të denoncimit të fenomenit të dhunës në familje, ku gratë dhunohen fizikisht nga bashkëshortët e tyre. Por ka edhe raste kur fëmijët ushtrojnë dhunë ndaj prindërve të tyre.Oranews.tv