“Al Nusra" bashkohet me IS kundër Perëndimit

Grupi ektremist Al -Nusra është bashkuar me Shtetin Islamik kundër sulmeve ajrore të kolicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një videoje të publikuar me mbishkrimin e Al Kaedës, liderët e Al Nusra-s kanë thënë se Perëndimi "do ta paguajë shtrenjtë" për aksionet në Siri."Myslimanët nuk do të rrinë duarkryq e të shikojnë se si bijtë e tyre po bombardohen. Nuk do të jenë vetëm liderët tuaj ata që do të paguajnë çmim të shtrenjtë, thuhet në mesazh. Por në rrjetet sociale janë publikuar një sërë videosh, të cilat tregojnë gjendjen e qyteteve të bombarduara nga sulmet ajrore.Në njërën prej tyre jepet qyteti i Alepos dhe pasojat e bombardimeve, ku njerëzit kërkojnë në rrënoja dhe tym të mbijetuarit apo viktimat. Një një tjetër video shfaqen familjet e rajonit Idlib , të cilët po përgatiten të lënë shtëpinë e tyre, pasi kanë mësuar se fronti Al Nusra do të sulmojë qytetin e tyre. Më pa, në një tjetër material filmic, thuhet se shfaqen forcat Peshmerga të Irakut dhe kurdët e Sirisë teksa hartojnë strategji për betejat kundër Shtetit islamik. Kurse video e fundit thuhet se është xhiruar në Kobani të mërkurën , në të cilën shfaqen armët , municionet dhe pajisjet mjekësore të konfiskura nga Shteti Islamik.Gjithsesi, lufta mes Shtetit Islamik dhe forcave siriane kurde dhe atyre irakiane vijon si në Kobani ashtu edhe në zona të tjera të Irakut dhe Sirisë. Forcat Peshmerga irakiane zbarkuan në Kobani më 31 tetor në ndihmë të vëllezërve të tyre kurdë, më shpresën e zmbrapsjes së ektremistëve islamikë. Deri tani situata është disi e paqartë, pavarësisht deklaratve të përditshme për përparim të njërës palë apo tjetrës në betejat për marrjen e Kobanit.Oranews.tv