Tjetër shqiptar Kampion Bote në Peshëngritje. Edhe Romela Begaj triumfon, VIDEO
Tjetër triumf për peshëngritjen shqiptare, pas Godellit është Romela Begaj që ngjitet në majën e botës.Peshëngritësja shqiptare u shpall kampione në stilin e shkëputjes duke ngritur 113 kg në provën e tretëNë këtë mënyrë peshëngirtja konfirmohet edhe një herë si sporti i cili i sjell më shumë krenari kombit shqiptar.Një tjetër medalje ari në një kompeticon mjaft të rëndësishëm si ai që po zhvillohet në Kazakistan.E dyta në shkëputje u rendit kazakja Goricheva Në stilin e shtytjes kampjonja shqiptare arriti të ngrinte 132 kg por nuk rezultoi e mjaftueshme duke e mbyllur në vendin e 9-të pasi konkurente ishin mjaft të përgatitura në këtë stil.Në dy garësh peshëngritësja jonë arriti të ngrinte në total 245 kg duke u renditur në pozicionin e 7-të, por kryesorja është se Romela i dhuroi Shqipërisë një tjetër titull botëror.Një triumf historik që vjen menjëherë pas atij sukesi madhështor të Daniel Godellit.Në këtë mënyrë Begaj bëhet ferma e parë që arrin të koleksionojë një medalje ari në sportin e peshëngritjes. Një tjetër hap i rëndësishëm përpara jo vetëm për peshëngritjen por për të gjithë sportin shqiptar.Një peshëngritëse që meriton të gjitha lëvdatat pas momenteve të vështirë tanimë të hedhura pas krahëve.Romela Begaj sot meriton vetëm mirënjohje për këtë arritje kolosale të saj e cila bën që flamuri ynë të valvitet edhe një herë në majat më të larta.
Momenti i marrjes se medaljes
Urimi i RamësMenjëherë ka ardhur dhe urimi i kryeministrit Edi Rama."Urime urime urime Romela Beges per medaljen e arte! Nje kampione bote për gjithe vajzat shqiptare!Superbarazi gjinore ne medaljet e arit "Urimi i BashesRomela triumfon serisht!
Kampionati Boterore i peshengritjes edhe sot foli shqip.
Mirenjohje dhe respekt Romeles, kampiones se botes qe ia shton krenarine sportit shqiptar.
Perpara Shqipe!