Shqiptari vritet në Siri, dy fëmijët e tij mbeten në kamp
Shkëlzen Dumani, një prej vullentarëve myslimanë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe që është shpallur në kërkim nga shteti shqiptar, është vrarë në luftime.Familjarët thanë se e kanë marrë lajmin e vrasjes së 39 vjecarit disa ditë më parë.Dumani, me origjinë nga Peshkopia por që jetonte nmë Laprakë të Tiranës,ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë këtu gruan Mide Dumani, të cilës nuk i tregoi.Në atë kohë gruaja e tij denoncoi në komisariatin numër 3 në Tiranë rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport, por falë procedurave burokratike ai mundi të largohej duke marrë fëmijët me vete.Mide Dumani ishte divorcuar nga i shoqi i cili nuk mori lejen e e saj për të larguar dy fëmijët e mitur drejt Sirisë.Më pas e ëma e Shkëlzen Dumanit kontaktoi me të birin duke ju lutur të kthehej, por ai nuk ju bind. E detyruar në këto kushte, nëna shkoi në Siri, në përpjekje për të marrë nipin dhe mbesën, por dhe ajo u mbajt aty.Tani drama e madhe u përket dy fëmijëve të familjes Dumani, të cilët janë pa baba në një kamp në Siri, dhe me gjyshen e tyre, për të cilën askush nuk di gjë më se si ia del.Një rast i ngjashëm ishte dhe në Kosovë, kur një luftëtar mori fëmijën me vete, por Shërbimi Sekret i Kosovës arriti t'ia kthente fëmijën së ëmës.Ne mars 2014 e shoqja denoncoi rrëmbimin e fëmijëve në polici. Shikoni videon