Zafiri shitet për rreth 18 mln dollarë, rekord botëror

Gjatë një ankandi në Zvicër është vendosur një rekord i ri për çmimin e shitjes së një bizhuterie, nga shtëpia e ankandeve Kristi, e cila arriti të shesë për rreth 17,6 milionë dollarë një zafir blu, me emrin "Bukuria Blu e Azisë".Zafiri, i cili vinte nga Sri Lanka, ishte 392,52 karatësh shoqërohej me një varse me diamantë, u shit për dyfishin e çmimit të parashikuar nga firma e anakandit, ku ofertat më të majme erdhën nga koleksionistë të Lindjes së Mesme.Një tjetër pjesë e koleksionit, një pal vathë me diamantë blu Bulgari dhe një palë vathë me diamantë rozë, iu shitën argjendarisë luksoze londineze "Lorens Graf" për 15,5 milionë franga zvicerane.Nga anakandi i të martës, u shitën në total 346 bizhuteri, duke kapur kështu shifrën record prej 147,2 milionë frangash zvicerane. Shumica e bizhuterive që u shitën nga Kristi i përkisnin koleksionit të një sheiku saudit të ndarë nga jeta, por nuk është konfirmuar ende nëse "Bukuria e Azisë" i përkishte atij apo jo.Ankandi i Gjenevës mbahet dy herë në vit që prej vitit 1969.