Tritol magazinës së miellit në Kamëz, shkak konkurenca në biznes

Tiranë- I vihet tritol për të dytën herë në harkun kohor prej dy javësh, një magazine mielli në Kamëz.Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30 në një ndërtesë që ndodhet përballë Bashkisë dhe komisariatit. Burime nga policia bëjnë me dije se ndërtesa dykatëshe ku ka shpërthyer tritoli është në pronësi të shtetasit, Ivdi Cani.Sipas policisë në ndërtesë është vendosur rreth 500 gram tritol. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ndërtesa ka pësuar dëmtime të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak për ngjarjen të jetë bërë konkurrenca në fushën e biznesit të miellit.Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Një dorë të fortë në këtë drejtim pritet të japin kamerat e sigurisë së biznesit, të cilat janë vendosur pas shpërthimit të parë.