Ditlindje mes VIP-ash për djalin e Marc Anthony

Mesa duket është koha për të hedhur problemet pas krahëve dhe për festuar të gjithë bashkarisht, si një familje e madhe. Sado e pazakontë të duket, këtë janë përpjekur të bëjnë mbrëmë Jennifer Lopez e Marc Anthony, bashkë me partnerin aktual të saj, Casper, si dhe me Shanon Da Lima, ajo që flitet se është "ish-i" i këngëtarit.Janë mbledhur të gjithë bashkë me rastin e 12-vjetorit të djalit të madh, Cristian, që Marc ka nga lidhja e mëparshme me Daynara Torres. Një foto e publikuar në Twiter shfaq artistët të ribashkuar në këtë rast të veçantë, teksa nuk mungojnë as binjakët e tyre, Max dhe Emme. "Happy Birthday Cristian! HouseParty Familia", ka shkruar J.Lo në Twitter. "Happy Birthday to my Prince, Cristian", ka shkruar edhe Marc po në rrjetin shoqëror. Veç kësaj ka befasur edhe pak prania e Shanon Da Limës, për të cilin u fol se është ndarë me këngëtarin. Nuk dihet, ndoshta, janë kthyer sërish bashkë.