Regani i kërkoi falje, Margaret Theçerit
Shtëpia e Bardhë ka publikuar së fundmi një bisedë të Presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reganit, në të cilën ai i kërkon falje Kryeministres britanike Margaret Theçer për pushtimin e ishullit Grenada në vitin 1983.SHBA e pushtuan vendin e vogël më 25 tetor të atij viti për të rrëzuar diktaturën ushtarake të financuar nga qeveria komuniste kubane. Pushtimi i vendit nga amerikanët u kritikua gjerësisht nga Britania, por edhe nga vende të tjera.Vetë Kryeministrja më e dashur dhe e sukseshme e Britanisë, Theçer, u shpreh kundër këtij pushtimi, duke kritikuar qeverinë amerikane për mosnjoftim paraprak të nismës. Më pas, Regani i telefonoi “Zonjës së hekurt” dhe i kërkoi falje."Nëse do të isha atje, Margaret, unë do të hiqja kapelën time para se të hyja në dhomën e pritjes, një akt që nënkupton përulje të thellë”.“Nuk është nevoja ta bëni këtë” - i përgjigjet Theçeri.Regani i kërkon ndjesë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shkaktuan asaj dhe Britanisë, duke shtuar se ushtria e lartë amerikane duhej të vepronte shpejt, pa u konsultuar me aleatët për shkak të pasigurisë së lartë në vend.Në kasetën audio dëgjon të dy udhëheqësit të flasin për marrëdhëniet mes vendeve dhe më pas Theçeri e pyet Regan si është Zonja e Parë, Nensi Regan. Presidenti i përgjigjet se është mirë, kurse Theçeri i kërkon t’i përcjellë të gjitha përshëndetjet e saj. Biseda mes tyre përfundon teksa Theçer i thotë se i duhet të largohet pasi ka për të zhvilluar një debat “të nxehtë”. Regani i përgjigjet: “Vazhdo ….dhe haji të gjallë ata!”Zbulimi i kësaj bisede vjen pas 20 kasetave të gjetura në bibliotekën e Reganit. Ekzistenca e kasetave dhe bisedava të regjistrua konfirmoi traditën e administratës së Shtëpisë së Bardhë, e cila ishte menduar se kishte përfunduar pas skandalit Ëatergate dhe dorëhqjes së Presidentit Riçard Nikson.Oranews.tv