Fier, nisin shpronësimet dhe punimet për ndërtimin e by-passit të Fierit
Fier - Protestat e fermerëve në tokat e të cilëve kalon by-passi i Fierit duket se kanë marrë fund. Prefekti i Qarkut të Fierit tregon se pas pengesave të banorëve të fshatrave Petov dhe Mbrostar e Havaleas ka përfunduar verifikimi në terren i pasurive të tyre dhe kanë filluar shpronësimet e fermerëve dhe në të njëjtën kohë punimet po ecin me intesitet te lartë.Deri tani traseja e këtij aksi rrugor shtrihet me një gjatësi prej afro 80 % në të gjithë gjatësinë e trasesë që nga dalja nga autostrada Fier – Lushnje, por edhe nga pjesa jugore që do t’i bashkohet dy autostradave Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.Aktualisht janë ndërtuar në dalje të autostradës Lushnje-Fier edhe këmbët mbështetë të urës, që do të lidhë autostradën në fjalë me by-passin si dhe gati 50 % e punës së veprave të artit të të gjithë gjatësisë së by-passit. By-passi në fjalë është një nyje e rëndësishme rrugore, që lidh dy autostradat dhe me një gjatësi prej 22 km me vlerë deri në 48 mln euro.Oranews.tv