INUK shënjestron Lezhën, dhjetëra ndërtime kanë zaptuar hapësirat publike

Lezhë - Prishja e ndërtimeve pa dhe me leje që bien ndesh projekteve infrastrukturore në qytetin e Lezhës, do të jetë thjesht çështje ditësh për INUK.Fondi për kompensimin e pronarëve tashmë është miratuar nga Qeveria dhe pritet vetëm alokimi në llogarinë e Bashkisë së Lezhës.Bëhet fjalë për objekte biznesi që ndodhen kryesisht pranë Lumit Drin, në disa segmente rrugore që janë në ndërtim si edhe në zonen muzeale pranë vendvarrimit të Skënderbeut.Janë dhjetëra objekte që do të jenë pjesë e aksionit të INUK në Lezhë. Ndër vite janë dhënë leje ndërtimi të shumta në kundësrhtim me ligjin, duke zaptuar çdo hapsirë publike në këtë qytet./nzh/oranews.tv/