Kore e Jugut, kapiteni i tragetit dënohet me 36 vjet burg

Kapiteni i tragetit të Koresë së Jugut, i cili u mbyt në muajin prill të këtij viti është shpallur fajtor për neglizhencë të rëndë dhe u dënua me 36 vjet burg. Trageti mbante 476 persona në momentin e aksidentit, ku më shumë se 300 prej tyre humbën jetën dhe pjesa më e madhe nxenës të shkollave.Lee Joon-seok ishte në mesin e 15 anëtarëve të ekuipazhit që u gjykuan për tragjedinë , një nga katastrofat më të mëdha detare të shënuara në Koreneë e Jugut. Prokurorët e akuzuan për vrasje dhe madje bënë thirrje për dënim me vdekje, por gjykatësit e rrëzuan këtë propozim.Lee tashmë është 60 vjeç dhe sipas vendimit, pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burg. Sipas raporteve, ekuipazhi nuk ka siguruar ngarkesën e anijës e cila në momentin e përmbysjes mendohet se shkaktoi fundosjen e menjëhershme. Në këto momete kapiteni le është filmuar duke lënë anijen të mbytet, pasi nuk po reagonte në asnjë mënyrë dhe shumë nxënës kishin mbetur brenda kabinave.Gjatë gjykimit Lee kërkoi falje për braktisjen e tyre, teksa kryeinxhinieri i tragetit, i identifikuar me mbiemrin Park, u shpall fajtor për vrasje dhe u dënua me 30 vjet burg. Trembëdhjetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit u dënuan deri në 20 vite burg pasi u akuzuan për braktisje dhe shkelje të ligjit detar.Oranews.tv