Paraqitja e Ramës në Beograd, minimumi e paqortueshme

Nëse do të më pyesni për Beogradin, për Edi Ramën si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Socialiste, kam një mijë e një rezerva, të cilat i kam shprehur dhe do të vijoj t’i shpreh sa herë të më jepet mundësia. Ndërkohë, as që e pretendoj se ia njoh të gjitha gafat, dobësitë dhe skandalet, që e kanë shoqëruar atë në gjithë karrierën e vet të gjatë politike.Por nëse do të më pyetnin për paraqitjen e tij dje në Beograd, do të thoja pa mëdyshje se, minimumi, ishte e paqortueshme. Kjo nuk e çliron aspak Edi Ramën nga përgjegjësitë për të tjerat dhe, as më bën mua më pak opozitar.Kurse për fansat e tij politikë dhe mediatikë kam vetëm një fjali: Janë të lirë ta shprehin ekzaltimin e tyre, sipas meje të ekzagjeruar, por nuk kanë pse ia kërkojnë këtë edhe opozitës, e cila nuk ka asnjë detyrim dhe arsye t’i thotë “bravo” kryeministrit.Mesazh në Fb i z.Astrit Patoziar.sh/Oranews.tv