Amerika e Veriut përfshihet nga i ftohti polar

I ftohti polar ka përfshirë Amerikën e Veriut. Bora dhe erërat e ftohta, sipas meteorologëve, ka ardhur disi shpejt këtë dimër, duke parashikuar rënien e mëtejshme të temperaturave. Në Minnesota, policia tha se janë shënuar dhjetra aksidente rrugore, pasi shoferët janë gjendur të papërgatitur për borën e parë, por edhe shërbimet rrugore gjithashtu.Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime se stuhitë dimërore do të shtohen dhe trashësia e botës mund të shkojë deri në 50 centimetra. Moti i keq pritet të bllokojë udhëtimet me avionë, të bllokojë rrugët dhe gjthashtu të ndërpresë energjinë elektike në disa vende.Deri tani janë shenuar 128 aksidente rrugore, ku në nëntë prej tyre ka pasur plagosje dhe janë dëmtuar 74 makina. Hera e fundit që janë shënuar shtuhi të ngjashme në Amerikën Veriore ishte viti 1991 dhe pikërisht në festën e Hallouinit. Meteorologët thonë se është e rrallë kjo sasi borë në fillim të sezonit dimëror.Oranews.tv